Rosi shfaqet entuziast për një transferim të mundshëm tek Juventusi
Torino (Start)- Juventusi zgjeron listën e kërkesave në kampionatin spanjoll me sulmuesin e Vilarealit, Xhuzepe Rosin. Sulmuesi italian është nga emrat e fundit që përflitet në ambientet bardhezi për një kalim tek “Zonja e Vjetër”.
Kontaktet e para bardhezi kanë ngjallur një entuziazëm tek vetë lojtari. Lojtari ëndërron të veshë fanellën e Juventusit, dhe një shans të tillë nuk kërkon ta humbë kurrë. Trajneri Ranieri nga ana e tij ka shfaqur preferencën për lojtarin e Vilarealit. Shifra e lojtarit duket se është problemi i vetëm që qëndron në mes tij dhe klubit juventin.
Në tregun spanjoll Juventusi po mban kontakte intensive edhe me Joaquinin dhe Xavin.