El Clasico më 7 tetor në ora 19:50

La Liga ka vendosur terminin kur do të zhvillohet El Clasico i parë i sezonit të ri në Kampionatin spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Dy superfuqitë e La Ligës do të ndeshen më 7 tetor në ora 19:50 në Nou Camp, në kuadër të xhiros së shtatë. Pas kësaj përballjeje, liga do të pushojë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. Kurse, mediet spanjolle kanë njoftuar se bileta më e shtrenjtë për duelin Barcelona-Real Madrid do të kushtojë 298 euro.
Blaugrana dhe Los Blancos tashmë janë takuar dy herë gjatë këtij sezoni të ri, në kuadër të Superkupës së Spanjës, trofe që në fund i takoi skuadrës madrilene.