Marchionni kthehet te Parma

Parma ka përforcuar mesfushën me transferimin e Marco Marchionnit në statusin e futbollistit të lirë, ka njoftuar klubi nga Serie A nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të premten.
32 vjeçari ishte në dispozicion për kalim pas skadimit të kontratës me Fiorentinën në fund të sezonit të kaluar. Marchionni e njeh mirë Parmën pasi ishte anëtar i klubit më 2001 para kalimit në Juventus, pesë vite më vonë.
Klubi nga Stadio Tardini i ka ofruar atij kontratë afatshkurtër deri në qershor të vitit 2013.