E Shtunë, 31 Tetor 2026

Owen qëndroi gjatë në Man Utd

Michael Owen ka thënë se është penduar që qëndroi në Manchester United gjatë sezonit të kaluar para largimit të tij këtë verë.

Owen, një vit më parë ishte bindur të mbetet në klub nga menaxheri Sir Alex Ferguson por bëri vetëm katër paraqitje me ekipin e parë. Kurse, javën e kaluar ish sulmuesi anglez kaloi te Stoke City në kontratë njëvjeçare.

“Ndoshta do të kishte qenë më mirë nëse isha larguar para një viti. Qëndrova gjatë në bankinë por kur menaxheri ju thotë se do të luani rol, atëherë duhet ti besoni dikujt si Sir Alex Ferguson”, deklaroi Owen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›