Del Piero nderon “Zonjën e vjetër”
Alesandro Del Piero me golin e tij “alla brazilian” nga goditja e lirë i dha fund vuajtjeve të Juventusit përballë fituesve të Superkupës së Europës, Zenitit të Shën Petërsburgut (1-0). “Pinturikio” realizoi në minutën e 77-të, duke i dhuruar tri pikët e para formacionit të Klaudio Ranierit në grupin H. Po në këtë grup gjiganti spanjoll, Reali i Madridit, fitoi kundër debutuesve bjellorusë të Bate Borisov me rezultatin 2-0, të cilët e përfunduan takimin me dhjetë lojtarë. Për rekordmenët e Ligës së Kampioneve 9 (trofe) realizuan në pjesën e parë Serxho Ramos (11’) e në fraksionin e dytë, holandezi Rud van Nisterlroj (57’).
GRUPI E - Mançester Junaitid e nisi jo në mënyrë pozitive mbrojtjen e titullit. “Djajtë e kuq” të Aleks Fergusonit nuk shkuan më shumë se barazimi i thatë kundër spanjollëve të Vijarealit. Edhe ndeshja tjetër, ajo midis Sëlltikut e debutueve danezë të Allborgut përfundoi në barazim pa gola, edhe miqtë e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë. Pas ditës së parë të gjitha ekipet në këtë grup kanë nga një pikë, madje asnjë nga skuadrat muk ka mundur të shënojë qoftë edhe një gol.
GRUPI F - Alberto Xhilardino ishte heroi i Fiorentinës në barazimin 2-2 kundër Lionit në shtëpinë e klubit francez (transmetuar direkt nga Tring+3), por pa mundur t’i sigurojë fitoten në ndeshjen e vlefshme për grupin F, Ish-sulmuesi i Milanit realizoi në minutat 12 e 42, duke befasuar tifozët në “Gerland”. Për shtatë herë kampionët e Francës shkurtoi diferencën Frederik Pikion në të 73’ e më pas barazoi Karim Benzema në të 85’. Bajerni i Munihut kompletoi fitoret në transfertë të këtij grupi. Skuadra e Klinsmanit fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Daniel van Buyten në minutën e 14-të.
GRUPI G – Porto i dha një mësim të mirë Fenerbahçes së Luis Aragonesit, duke fituar 3-1. Golat për portugezët Lisandro Lopez në të 11' dhe Luço Gonzales tri minuta më pas. Lino mbylli llogaritë në minutën e 90-të Për skaudrën turke shkurtoi diferencën Daniel Guiza në të 29’. Arsenali vuajti shumë në Kiev kundër Dinamos për të marrë një pikë, duke e siguruar këtë vetëm në minutën e 88-të me anë të Uliam Gallasit. Për ekipin ukrainas shënoi Ismael Bangura (64’)
Liga e Kampioneve
Dita I
17.09.2008, 20:45
E Man.United-Vilareal 0-0
E Sëlltik-Alborg 0-0
F Steaua-Bajern 0-1
F Lion-Fiorentina 2-2
G Porto-Fenerbahçe 3-1
G Dinamo Kiev-Arsenal 1-1
H Juventus-Zenit 1-0
H Real Madrid-BATE 2-0
16.09.2008, 20:45
A Çelsi-Bordo 4-0
A Roma-Kluj 1-2
B Panathinaikos-Inter 0-2
B Bremen-Anorthosis 0-0
C Bazel-Shakhtar 1-2
C Barcelona-Sporting 3-1
D PSV-Atletiko 0-3
D Marsejë-Liverpul 1-2
18 Shtator 2008