Virgjëria në ankand, një milionë euro!
Një propozim skandaloz i Rafaela Fikos, 20 vjeçares me një fizik të hatashëm, e cila në një intervistë për një revistë gosip ka lëshuar provokimin e radhës për të gjithë meshkujt në Itali.
“Nxjerr në ankand virgjërinë time për një milionë euro. Dua të shikoj nëse ka ndonjeri që do të ishte i gatshëm të nxirrte një shumë të tillë për të më pasur të vetën.” Kështu është shprehur brunja seksi, e cila ka qenë një ndër protagonistet e reallity-shovvt të ndjekur në Itali “Grande Fratello”. Ajo shton më tej: “...vërtetë do të jetë pak e sikletshme, e turpshme një gjë e tillë, por pas kësaj mund të realizoj me ato para të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia”. Kështu pra, Rafaela që deklaron se është e virgjër dhe që nuk e ka idenë se çfarë sinjifikon të bësh seks ka hedhur një deklaratë bombë nxjerrë në ankand natën e saj të parë të dashurisë. Vetëm para disa ditësh e reja australiane ka folur për herë të parë mbi këtë tendencë, të hedhjes së virgjërisë në ankand dhe tani ajo sfidon sërish duke e bërë fakt të kryer dhe duke lëshuar propozimin: “Jo më pak se një milionë euro!” Megjithatë, bukuroshja e hedhur nuk e fsheh faktin se e ka njëfarë frike dhe ndroje nëse dikush nga pasanikët do të ishte i gatshëm për ta pasur atë. Por plotësimi i ëndrrave me këtë shumë e bën që të flasë me siguri se do t’i shkojë deri në fund propozimit të saj: “Me ato para mund të blej një shtëpi në Romë dhe të paguaj një kurs aktrimi”. Po nëse askush nuk do të bëhet i gjallë për të pranuar propozimin çfarë do të bëjë Rafaela? “Do të pi një gotë verë dhe do ruaj qetësinë...”. Ajo thotë edhe se është e gatshme për të bërë një kalendar duke pozuar për kopertinat e 12 muajve, por me kusht që fotografitë të jenë vërtet shumë seksi.
P. GROSI
18 Shtator 2008