E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Trashëgimisë Kulturore, festë në parqet arkeologjike



Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka bërë të ditur për mediet mënyrën sesi është planifikuar festimi i Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, e cila ka për qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe ndërgjegjësimin e njerëzve në lidhje me domosdoshmërinë e ruajtjes së tyre, për t’ua transmetuar dhe lënë brezave që do të vijnë. Kjo ditë festohet njëherësh edhe në vende të tjera të rajonit e Europës, ndërsa në Shqipëri është shndërruar në traditë duke nisur që nga viti 1997. Specialistët e MTKRS-së shpjegojnë se “Gjeografia e projektit është e ndryshme çdo vit në varësi të problematikës që fokuson vetë aktiviteti.” Qendrat ku do të zhvillohen shumica e aktiviteteve gjatë kësaj dite janë parqet e ndryshme arkeologjike në vend. Kështu, kemi një sërë aktivitetesh të cilat do të gjallojnë jetën kulturore të parqeve antike në Butrint e Apolloni, Amantia e Orikum të Vlorës, Berat, etj. Gjithashtu, muzetë do të çelen falas për turistët ndërsa në anën tjetër do të zhvillohen koncerte me këngë e valle popullore, vizita të grupeve të ndryshme shkollore nëpër parqet arkeologjike dhe monumentet e kulturës për t’u njohur me to nga më afër, etj.
P. GROSI

18 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›