E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva Mendes, hajdutja seksi e meshkujve



Axhenda e impenjimeve të Eva Mendez është e tejmbushur. Fillimisht ka pozuar seksi për numrin e nëntorit në revistën Elle, më pas shkon në Romë për prezantimin e parfumit të fundit të Kalvin Klein dhe për ta përmbyllur vazhdon me promovimin e filmit të saj “The Women” (Gratë). Në këtë film, Mendez vjen si Kristal Alen, shoqëruese e të ëmblës Meri të cilës i rrëmben të shoqin. Në vazhdim, mikeshat e Merit, që janë femrat më të njohura të qytetit, e përndjekin atë me ligësitë që skanë mbarim. Ndërkohë, Eva Mendez pritet të dalë në numrin e nëntorit të revistës Elle në të cilën do të shfaqet si një femër e sofistikuar dhe më sensuale se kurrë më parë. Fotografitë u publikuan ekskluzivisht në faqen e internetit Just Jared. Por nuk mbaron me kaq sepse bukuroshja Eva arriti të trazonte gjithë trafikun e Romës. Ajo hyri në korsinë e emergjencës për të mbërritur sa më shpejt në prezantimin e parfumit të Kalvin Klein “Secret Obsession”. E pakët në trup, por shumë provokuese ehde pse kishte veshur një fustan të shkurtër dhe taka të larta. Para se të fillonte të linte autografë, u fotografua me pubikun duke shprehur kështu dashurinë për Italinë dhe italianët. Mendez është protagoniste e spotit që shkaktoi shumë diskutime në Shtetet e Bashkuara dhe që më pas u censurua sepse u gjykua shumë seksi.
Gjykatësit amerikanë arritën në përfundimin se, aktorja me origjinë kubaneze, e veshur vetëm me një çarçaf të tejdukshëm dukej shumë provokuese. Në të kundërt, në gjithë Europën, spoti do të prezantohet deri në fund të shtatorit. “Më duket absurde ajo që po ndodh në SHBA – është shprehur Eva për revistën Elle. Sapo shfaqen skena intime dhe të nxehta, të gjithë bëhen puritanë. Ky nuk është sinjal pozitiv”. Me konfidencë, aktorja ka arritur t’i impresionojë të gjithë me rrëfimin e saj lidhur me Shtetet e Bashkuara. “Kam bërë dashuri kudo që ndodhesha, sidomos kur isha më e re”,- ka shtuar ylli, duke specifikuar se ka pasur më shumë se një raport sensual me të njëjtin partner. “Në Arizona dhe Koorado kanë qenë performimet e mia më të mira, mbase kjo ka të bëjë me vetë mjedisin aty”,- është shprehur me ironi Mendez.

Leona Levis, videoklip dhe luk i ri
Këndon dhe kërcen te “Forgive Me”

Të gjithëve u kujtohet këngëtarja sensuale e këngës “Bleending love” dhe “Better in Time”. E si mund të harrohet Leona Levis? Këngëtarja e re e muzikës pop, këndon dhe kërcen në videokipin e ri “Forgive Me”. Kënga me tekst të shkruar nga Akon, do të prezantohet në radio në datën 27 nëntor. Levis gjithmonë është nominuar (dhe shpesh fituese) në të gjitha evenimentet e muzikës pop. Disa ditë më parë u bë e ditur se këngëtarja u kandidua nga MOBO ( çmimet e dedikuara për artistët më të taentuar me ngjyrë ), si artistja më e mirë angleze, për abumin më të mirë, dhe për videon më të mirë të këngës “Bleeding Love”. Ndryshimi me këngët e tjera qëndron në faktin se Leona po merret seriozisht edhe me kërcimin. Sekuencat më pas zhvendosen në brendësi të teatrit ku këngëtarja performon së bashku me grupin dhe ka vënë një maskë. Më pas skena vazhdon në shi, në përkujtim të skenës së filmit ”Singing in the Rain”. Produksioni i ri është menduar të surprizojë akoma më shumë publikun amerikan që ka treguar interes për këngëtaren angleze. Për këngën, Leona është mbështetur tek Akon, një prej kantautorëve më të kërkuar të momentit i cili ka bashkëpunuar kohët e fundit edhe me këngëtaren Uitni Hjuston.

“Metallica” të pakënaqur me grupet e reja

Anëtarët e grupit të famshëm “Metallica” nuk janë të kënaqur me grupet e reja të muzikës ‘heavy-metal’, edhe pse dëshirojnë që të shfaqet një grup i cili do të marrë shkëlqimin e tyre. “Metallica” ka kryesuar top-listat muzikore këtë javë pas lançimit të albumit të tyre pas pesë vitesh, “Death Magnetic”.
Ata janë të befasuar që grupi është ende i famshëm dhe dëshirojnë që fatin e tyre ta kenë edhe grupe të tjera të sapoformuara.
“Shpresoj që dikush të marrë shkëlqimin tonë. Kjo ende nuk ka ndodhur. Ka shumë grupe të reja të mira... mirëpo, për dallim nga grupet e vjetra, si ‘Iron Maiden’, ‘Black Sabbath’ ose ‘AC/DC’, ata nuk kanë përjetësinë ose historinë, e cila siç duket luan një rol shumë të rëndësishëm”,- ka thënë bateristi i grupit, Lars Ulrish.

Robi Uilliams ndahet nga e dashura

Këngëtari britanik i muzikës pop mësohet se është ndarë nga e dashura e tij, aktorja Aida Filld. Çifti i famshëm ka pasur një lidhje prej 14 muajsh por pas muajsh të tërë pasioni ata kanë vendosur të ndahen. Për këtë arsye, Uilliams do të ketë në dispozicion më shumë kohë për përgatitjen e albumit të tij të ardhshëm. Thashethemet për ndarjen e çiftit qarkulluan që në muajin gusht, por një burim i afërt me Uilliams se ndarja sapo është bërë. “Mesa duket, lidhja e tyre me ngritje dhe ulje të vazhdueshme nuk funksiononte, derisa ata përfundimisht vendosën të ndahen. Robi tashmë i është përkushtuar muzikës dhe ky do të jetë fokusi i tij primar”,- ka thënë një burim i afërt me këngëtarin.

Hudson rreh tre meshkuj

Fituesja e çmimit “Oskar”, Xhenifer Hudson, ka mundur të sigurojë një ditë pushim pas xhirimeve të filmit “The Secret Life Of Bees”, pasi ka rrahur tre meshkuj. Aktores i është dashur që për rreth tetë orë të xhironte një skenë filmi aksion, ku iu desh të rrihte tre aktorë të tjerë. Pas kësaj ka qenë aq e lodhur saqë ka kërkuar një ditë pushim. “Duhej t’i rrihja shumë keq. Njëri nga djemtë ende vazhdonte të ikte ndërsa unë mezi prisja ta ndërprisnin xhirimin”,- ka thënë Hudson. Mësohet se njëri nga aktorët nuk kishte nënshkruar që të rrihej në skenat e filmit.

18 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›