Lloris, pranë Tottenhamit

Hugo Lloris është shumë pranë transferimit në Tottenham. Klubi anglez pritet t’ia paguajë Olympique Lyonit 15 milionë euro për portierin francez, shkruajnë mediat britanike. Klubet nuk e kanë arritur ende marrëveshjen, por gjiganti francez e ka lejuar portierin që t’i fillojë bisedimet me Spurs.
Lyoni kërkon 17 milionë euro, por palët mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët shumë shpejt, para përfundimit të afatit kalimtar te verës.
Viteve të fundit, vetë Lloris kishte deklaruar se e konsideron seriozisht lëvizjen në White Hart Lane. Spurs po mendojnë të investojnë në përforcime, pasi përfituan para nga shitja e Luka Modricit në Real Madrid.