E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero nuk plaket kurrë: Do luaj edhe për 10 vite!

Edicioni i tretë i Globe Soçer ka kurorëzuar kapitenin juventin së bashku me Kristiano Ronaldon. “E ardhmja ime është Juventusi dhe mendoj vetëm që të luaj”.

Ajri i Lindjes së Mesme zgjat jetën futbollistike të Ale Del Piero. Në tërheqjen e çmimit të karrierës, kapiteni i Juventusit flet për të ardhmen e tij. “Të ndalem? Që sot e deri pas dhjetë vjetësh do të luaj ende.” Buzëqesh dhe pastaj shpjegohet më qartë: “Për fat këmbët i kam ende mirë dhe për ca kojë”. Por është e kotë të aludosh për zgjedhjen e tij: “E ardhmja ime është Juvja dhe mendoj vetëm të luaj”.

I mbytur nga pyetjet e gazetarëve arabë, Del Piero përgjigjet me yllin tjetër në skenë: Kristiano Ronaldon. “Topi i Artë” portugez ka pohuar se e ka pasur gjithnjë Del Piero si pikë referimi dhe juventinit i pëlqeu komplimenti: “Është treguar i këndshëm me mua dhe kjo tregon se në futboll imazhi nuk ngrihet vetëm mbi titujt e fituar.” Në fund e mbyll me një batutë: “Pasioni im ka mbetur i njëjti. Që kur nisa të luaj futboll në moshën 9 vjeçare deri tani që jam 22…”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›