Armando Vajushi eshte nje lojtar i Liteks Lovecit

Mungon vetëm firma në kontratë, por tashmë gjithçka duket se ka përfunduar. Armando Vajushi do të jetë një lojtar i Liteks Loveçit, duke nisur prej janarit 2012. Talenti shkodran do të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë, duke zgjedhur kampionët e Bullgarisë.
Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, babai i lojtarit, i cili ka shërbyer edhe si menaxher, gjeti akordin me drejtuesit e klubit të Liteksit. Bëhet fjalë për një operacion me kosto të përgjithshme 400 mijë euro. 1/4 e kësaj shifre, ose e thënë ndryshe 100 mijë euro, do të përfitohet nga Vllaznia, sipas klauzolës së përcaktuar në kontratën e lojtarit.
Ndërkohë, kapiteni i ekipit U-21 të Shqipërisë do të përfitojë 300 mijë euro gjatë aventurës së tij në qytetin e Loveçit. Pas akordit parimor mes palëve, firma në kontratë në kontratë, e futbollistit që u shpall fitues i “Topit të Artë 2011” në Superligë, pritet të hidhet në ditët e para të janarit 2012.
Nga transferimi përfiton jo vetëm Vajushi, por edhe Vllaznia, që përveç shifrës fillestare prej 100 mijë eurosh, mund të marrë edhe një pjesë të shumës, në rast se deri në moshën 23-vjeçare Liteksi do ta shesë sulmuesin në një tjetër skuadër. Megjithatë, ky largim pritet të ndikojë në sezonin e kuqebluve, që me Sukajn të pezulluar, duhet të mendojnë të krijojnë nga e para repartin sulmues.