E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fernando Torres perforcon Barcelonen ne merkaton e janarit

Barcelonës nuk i mjafton fakti që është shndërruar në një superfuqi të paarritshme e futbollit. Përkundrazi, “blaugranat” synojnë që të përforëcohen edhe më shumë në merkaton e dimrit, duke i hedhur sytë nga sulmuesi spanjoll, Fernando Torres.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta katalane, “El Mundo Deportivo”, që theksonte se negociatat janë në fazë të përparuar dhe për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit, Barça është e gatshme ti japë Çelsit tre lojtarë të rritur në akademinë e klubit, Montojan, Serxhi Roberton dhe Kuenkan.
“El Ninjo” do të transferohej në “Kamp Nou” për të zëvendësuar të dëmtuarin David Vija në këtë kampionat, sepse në Champions League ai nuk do të mund të luajë, pasi është aktivizuar më parë gjatë këtij edicioni me blutë e Londrës.
Elementi më surprizues i negociatave është fakti se ideja për shkëmbimin e Torresit me tre talentet e rinj të Barcelonës nuk ka ardhur nga Pep Guardiola, por nga trajneri Andres Vilas-Boash, i cili kërkon të rinovojë skuadrën e tij. Për më tepër, anglezët i kanë kërkuar katalanëve edhe sulmuesin Pedro, por ky i fundit cilësohet i pashitshëm.
Marrëveshja mund të realizohet brenda një kohe shumë të shkurtër, edhe sepse dy klubet synojnë të jenë të mbrojtur nga ngacmimet e jashtme, edhe sepse interesimi për Fernando Torres nuk mungon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›