Del Piero përsëri jashtë forme
08/01/2005
Në shtëpinë e Juventusit, barazimi me Parmën është konceptuar si një aksident i rastit. Skuadra është dukur në formë të mirë, pavarësisht nga rezultati. Pak më keq i ka shkuar Aleks Del Pieros: Numri 10 i bardhezinjve, protagonist i një prove jo edhe aq të mirë, është zëvendësuar përsëri nga Fabio Kapelo, ku ka dalë nga fusha shumë i inatosur. Me hyrjen e Trezeges, vendi i tij është akoma dhe më në rrezik. Vështrimi ishte nga ato që nuk mund të kesh asnjë dyshim: Në momentin e ndërrimit Aleks Del Piero, ka shikuar një herë drejt pankinës dhe më pas në ajër, duke mbajtur përbrenda të gjithë inatin. Asnjë polemikë, asnjë fyerje, asnjë fjalë të tepërt, vetëm ai shikim që kishte brenda tij shumë diskutime. Për numrin 10, ky ka qenë zëvendësimi i njëmbëdhjetë në këtë sezon, në dymbëdhjetë ndeshjet e luajtura… Në Parma ishte edhe Ibrahimoviç, i cili nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, sepse ka patur kofshën e lidhur me një fasho, për shkak të dhembjeje muskulare, të cilën e ka ndjerë në nxemjen përpara ndeshjes. Për Pinturikion, ky duhet të ishte sezoni i duhur. Ndërsa tani, duhet të hyjë dhe Trezege. Një hyrje shumë e rëndësishme për një skuadër që duket shumë në vështirësi në zonën e golit: Ibrahimoviç është shumë i zoti të krijojë hapësira, por dhuntia e tij prej goleadori nuk krahasohet me atë të francezit Del Piero, nuk arrin të gjejë vazhdimësi, ndërsa Nedved është fotokopja e vitit të kaluar. Është shumë e lehtë të evidentosh midis tyre se, kush do të jetë ai që t’i lërë hapësirë Trezegolit. Mjafton të shikosh Del Pieron dhe inatosjen e tij.