Saki “shëron” Realin
08/01/2005
Optimizëm, besim dhe dëshirë për t`u kthyer sërish galaktikë. Në Madrid tani është një klimë tjetër, ajo e italianit Arrigo Saki. Fitorja e pabesueshme brenda gjashtë minutave kundër Real Sociedat, e ka reduktuar diferencën e skuadrës merenges me Barcelonën, që tashmë është 10 pikë më larg. Trajneri Vanderlei Luksenburgo, është i lumtur për fitoren dhe gjendjen e skuadrës: “Jemi duke kaluar momente të mira. Në stërvitje kam parë gjëra pozitive dhe besoj pozitivisht për të ardhmen e kësaj skuadre. E rëndësishme është të punojmë të bashkuar, pastaj rezultatet do të vijnë”. Dhe Arrigo Saki, drejtori i ri teknik i Real Madrid ka shpjeguar motivet e ardhjes së teknikut brazilian. “Pjesërisht i kam besuar disa miqve që kam në Brazil: Kam parë se kishin të drejtë. Nuk e di nëse më ngjan mua, por më duket një trajner mjaft i zoti: Ma kanë këshilluar dhe nuk kam hezituar ta thërres te Real Madrid”. Ish-trajneri i Milanit ndihet mirë, Reali ka fituar 3 pikë dhe tani diferenca me Barcelonën është reduktuar. Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për skuadrën madrilene: E para, sepse të dielën në mbrëmje, është një derbi për t`u zhvilluar në “Vicente Kalderon” kundër Atletiko Madrid dhe në shkurt vjen Liga e Kampioneve, ku skuadra spanjolle do të përplaset me Juventusin, klub që e ka takuar edhe dy vjet më parë, në kompeticionin më të rëndësishëm evropian. “Shpirti që djemtë kanë treguar në fushë në gjashtë minutat e ndeshjes me Real Sociedat, është ai i duhuri: Një pikë referimi nga duhet ta fillonim. Ajo ishte një ndeshje, për të cilën ne nuk kishim shumë shpresa. Duhet të fitonim dhe fituam. Tani duhet të kthehemi përsëri të punojmë, sepse përpara kemi shumë rrugë. E rëndësishme është të fitojmë vazhdimësinë. Është e vërtetë që në skuadër kemi futbollisët më të mirë në botë, por nëse nuk stërviten të bashkuar, nuk mund të fitosh kurrë. Juventusi? Është kundërshtari më i fortë që mund ta na kishte dhuruar shorti. Të shohim, nëse do të jemi në formën më të mirë për atë ndeshje. Do të bëjmë maksimumin: E rëndësishme është të transformojmë grupin në skuadër”. Gazetat në Spanjë kanë parashikuar një largim të Bekam (i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij për ardhjen e Sakit në Madrid) dhe Fernando Morientes në qershor. Sulmuesi i Kombëtares spanjolle nuk ka gjetur hapësirën e duhur në repart, ku duhet të mposhtë konkurrencën e Raul, Ronaldos dhe Ouen. Por, Saki nuk e ka pranuar absolutisht: “Për sa i përket Bekam, e kam sqaruar personalisht, përse kam ardhur në Madrid dhe tani nuk ka asgjë për të dyshuar. Është një element i rëndësishëm i grupit tonë dhe nuk do të largohet nga Reali. Morientes? Do të vendosim me konsensus në fund të këtij sezoni, por nëse jep maksimumin, sigurisht që do të luajë në formacion”- ka thënë drejtori teknik i Realit. Disa vetë mendojnë se, Saki ka braktisur Parmën: “Nuk ia kam mbathur. Kam dëgjuar të flitet për etikë, por nuk mund të flitet për të, kur nuk njihen situatat: Të gjykosh pa ditur gjë, është e gabuar. Një muaj e gjysmë më parë, kisha dhënë dorëheqjen si drejtor teknik i skuadrës dhe u bëra vetëm konsulent. Kam dhënë shumë dhe nuk kam braktisur asnjë në Parma”- ka përfunduar Saki.