E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançini : Kemi besim te titulli

08/01/2005  

Shfryrja e Materacit, shpresat e Mançinit dhe realiteti i Vierit. Më i inatosuri nga të gjithë, është mbrojtësi zikaltër: “Të enjten kam qenë shumë mirë? Kjo është përgjigjja për të gjitha ato që më kanë akuzuar gjatë javës, shpjegon Materaci, të cilët kanë vënë në dyshim, profesionalitetin tim. Në qoftë se donin të më fyenin, kanë gabuar. Ato thënie më kanë karikuar më shumë dhe në fushë është parë se sa vlej”. Më pas, flet Mihajloviç: “Unë nuk i zë vendin asnjeriu dhe Mihajloviçit nuk duhet t’i tregoj asgjë. Jam shumë i lidhur me këtë fanelë dhe jam në dispozicion të trajnerit. Por është ai që vendos. Unë jam përherë i gatshëm”. Më pas, Roberto Mançini: “Jam shumë i kënaqur nga paraqitja e Markos, për mua ngelet përherë një lojtar i Interit”. Pastaj ajo që i intereson më shumë trajnerit është se, në “Armando Piki”, ka parë një Inter shumë të kujdesshëm dhe thotë: “Nuk duhet të gënjehemi nga rastet”. Çfarë Interi ëndërron Mançini pas asaj të Livornos? “Jo ekzaktësisht, thotë trajneri, por jemi në rrugën e duhur, jemi zhbllokuar. Mundet ta mbyllnim më përpara ndeshjen. Kemi humbur një penallti dhe gjithashtu tre raste shumë të pastra. Por kemi qenë shumë të kujdesshëm në mbrojtje dhe gjithashtu dua të përmend që jemi përballur me një skuadër inferiore, nga ana individuale, por që kanë qenë shumë mirë fizikisht, ku duhet përmendur një lojë shumë e mirë e Lukarelit. Dhe gjithashtu, i kemi marrë katër pikë Juventusit. Kampionati është i gjatë. Unë vazhdoj të besoj”. Ai që frenon pak entuziazmin është Bobo Vieri: “Nuk ka qenë një ndeshje shumë e bukur. Mund të luajmë edhe më mirë. Kundër Livornos nuk është aq e lehtë”. Ndërsa, për paraqitje individuale, Vieri thotë: “Jam mirë, por duhet të dobësohem pak, sepse kam ngrënë shumë gjatë pushimeve”. Më pas, sulmuesi duke buzëqeshur thotë: “Unë kam patur pak dorë, por goli është i Materacit dhe mos shkruani ndryshe, se pastaj nevrikoset me mua”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›