E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Ponte: Dua te kryesoj hetimet për trafik organesh

Ish-kryeprokurorja e Gjykatës se Hagës, Carla del Ponte, thekson se do te kishte preferuar ti hetonte vete akuzat për trafik organesh, te hedhura fillimisht nga vete ajo, e te përforcuara me pas ne një raport te Këshillit te Evropës nga Dick Marty. Ne një interviste për mediet zvicerane, Del Ponte, ka theksuar se tani duhet te formohet një institucion i pavarur ndërkombëtar, për te kryer hetime, por edhe për tu ofruar mbrojtje dëshmitarëve. ?Mua personalisht do të më interesonte që t?i merrja përsipër hetimet në Kosovë. Mirëpo e shoh që për këtë gjë nuk ka menduar askush. E njoh mire dosjen në fjalë, si edhe lidhjet me dëshmitarët. Do të shohim nëse ka vërtet vullnet politik për hetime. BE-ja duhet të veprojë dhe amerikanët duhet të ndihmojnë?, ka thënë Del Ponte. Duke komentuar raportin e bashkëkombësit te saj, Dick Marty, Del Ponte pranon se ekzistojnë pak dëshmi për akuzat e ngritura, por indikacionet janë shume te renda dhe serioze.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?8BQGFdVk7F0","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›