E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat ne Iran Klinton ne mbeshtetje te opozites

Policia iraniane ka përdorur gazin lotsjellës ndaj mbështetësve të opozitës, gjatë demostratave në Teheran. Faqet e internetit të opozitës, Kaleme, ka raportuar se forcat e sigurimit dhe persona me veshje civile janë përpjekur të shpërndajnë turmën.

Trazirat në Iran kanë shpërthyer një ditë pasi faqet e internetit të afërta me liderët e opozitës, Mir Hossein Moussavi dhe Mehdi Karroubi raportuan arrestimin e tyre.

Nga ana e saj, Qeveria e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se të dy liderët ndodhen në shtëpitë e veta. Faqja tjetër, Sahamnews, raporton se forcat e sigurimit janë vendosur në rrugët kryesore dhe sheshet në Teheran për të parandaluar marshime të mbështetëvse të opozitës, të cilët kanë bërë thirrje për demostrata sin ë Tunizi dhe Egjipt.

Ndërkohë, ndërsa takoheshin në Gjenevë për vendosjen e sanksioneve ndaj Libisë, ministri i Jashtëm Iranian, Ali AKbar Salehi  dhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Klinton kanë shkëmbyer deklarata.

Salehi ka thënë se situate e të drejtave të njeriut po përdoret si mjet nga qeveritë perëndimore për të bërë presion mbi Iranin. Ndërsa Klinton ka theksuar se Irani duhet t’i japë fund fushatës së frikësimit të opozitës dhe të lejojë lirinë e fjalës.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›