E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimim për Pacollin ne Kushtetuese

Edhe një jave pas zgjedhjes se Behgjet Pacollit si president i Kosovës, ne Prishtine vazhdon debati mbi ligjshmërinë e procedurave, si edhe mbi votën e dhënë me pas nga kreu i shtetit për qeverinë e re. Pikërisht për argumentin e fundit, dy partitë opozitare LDK dhe AAK, i janë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese. Përveç procedurës se zgjedhjes president, e kontestuar jo vetëm nga deputetet e opozitës, por edhe nga vete kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi, Pacolli akuzohet për shkelje te kushtetutës, pasi ligji themeltar nuk ia lejon atij ushtrimin e funksioneve te tjera politike. Por menjëherë pasi u betua si president, Pacolli votoi për qeverinë e re, Thaçi 2. Ndërkohë, Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, konsideron se nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës gjatë zgjedhjes se presidentit në Kuvend, më 22 shkurt. Por, sipas mbikëqyrësit te pakos se Ahtisarit, nëse kjo çështje shkon ne kushtetuese, atëherë vendimi do te jepet nga trupa e pavarur e gjyqtareve.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?Rg83cg7XXZY","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›