Del lista e dytë, naftëtarët bllokojnë rrugën nacionale
Plot 418 punonjës të kompanisë "Albpetrol", emrat e të cilëve janë afishuar si të prekur nga reforma kanë bllokuar dje për 30 minuta rrugën nacionale Fier-Ballsh.
PATOS/ MAJLINDA RAMA
Protesta e tyre është zhvilluar përpara godinës së kompanisë në këtë aks rrugor, duke krijuar trafik në të dy anët e rrugës. Për të qetësuar situatën në vendin ku ishin grumbulluar punonjësit kanë mbërritur rreth 50 forca policie të komisariatit të Fierit, të cilët kanë bërë të mundur edhe zhbllokimin e rrugës. Sipas punonjësve policia ka ushtruar dhunë mbi ta, por kjo është hedhur poshtë nga uniformat blu. Të gjithë njëzëri protestuesit kanë këmbëngulur se kjo reformë nuk është e drejtë dhe kriteret e saj nuk janë në përputhje me ligjin. "Kemi të drejtë të protestojmë pasi jemi prekur padrejtësisht nga kjo reformë që është gjithashtu e padrejtë. Kanë sjellë në punë 1100 vetë dhe do të heqin 1100 nga ne, që kemi shumë vite të punësuar në këtë ndërmarrje. Kriteret e reformës nuk janë të drejta dhe nuk do të pranojmë që të na shkelë njëri me këmbë", ka pohuar një prej protestuesve për gazetën. Punonjësit kanë kërkuar që të rishikohet edhe një herë lista e punonjësve të prekur nga reforma. Emrat e afishuar dje në ambientet e "Albpetrol" i përkasin kryesisht punonjësve të zonave naftënxjerrëse të Marinzës, Sheqishtes dhe Patosit. "Të njëjtën gjë bënë edhe me punonjësit e ARMO përpara pak kohësh. Edhe pse listat janë kthyer pas për t'u shqyrtuar sërish kriteret, fakti është se militantët vazhdojnë të jenë në punë dhe specialistët nuk e bëjnë gjumin të qetë duke pritur surprizën e radhës", ka pohuar një tjetër protestues. Të 418 punonjësit e prekur nga reforma në "Albpetrol" i shtohen gjithë të shkurtuarve të tjerë që vetëm javën e kaluar panë emrat e tyre të listuar në dyert e TEC-it të Ballshit dhe ARMO. E ndërsa lista e këtyre të fundit është rikthyer për shqyrtim, punonjësit e prekur nga reforma në "Albpetrol" nuk janë pritur nga askush që mund t'i jepte një përgjigje për fatin e tyre. Ata janë shprehur se do të vazhdojnë protestën e tyre me të gjitha mënyrat e mundshme, madje deri në grevë urie. Mësohet se në kuadrin e ristrukturimit të ndërmarrjes dhe privatizimit të saj reforma do të prekë 1100 punonjës të kompanisë.