Pas shkarkimit të Mahos, Berisha:Pronat, do njohin dimension të ri
Kryeministri Berisha deklaroi dje se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave do të njohë një dimension të ri në muajt e ardhshëm.
Deklarata e kreut të qeverisë vjen vetëm një ditë pasi me një vendim të Këshillit të Ministrave ai shkarkoi nga detyra e kreut të AKKP-së, Besnik Mahon, për të emëruar në këtë post Tunxh Vatnikajn. Duke folur pas vizitës në ekspozitën “Biodiversiteti në art”, Kryeministri Berisha tha se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave do të jetë në vëmendjen e qeverisë. “Të mendosh se Roma u ndërtua në një ditë është jorealiste, por të injorosh faktet e mëdha është absolutisht kundër produktive. Asgjë nuk bëhet e prerë me thikë, sepse nuk janë të tilla demokracitë. Demokracitë janë sisteme reformash. Por përpjekja jonë nuk do të reshtë para asnjë vështirësie për të shtyrë përpara këtë proces. Unë mendoj dhe për këtë kam një përkushtim të madh se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave të marrë një dimension të ri gjatë muajve që vijnë”, u shpreh Kryeministri. Por, pavarësisht deklaratave optimiste të kreut të qeverisë lidhur me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, këto tre vite të qeverisjes së djathtë, AKKP-ja ka ndërruar dy herë kreun e saj. Fillimisht ishte Justina Boriçi, e cila e drejtoi këtë agjenci për rreth një vit që kur ajo kaloi në varësi të qeverisë dhe më pas Besnik Maho. Ky i fundit u shkarkua nga kreu i qeverisë me argumentet se ka zvarritur procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. “Zvarritja e procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave nëpërmjet prishjes pa të drejtë të vendimeve të zyrave rajonale të AKKP-së, duke i kthyer për rishqyrtim pranë tyre; zvarritje e procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave dhe shkelje të të drejtave të interesuarve nëpërmjet mungesës së përgjigjeve në rreth 270 kërkesa drejtuar AKKP-së”, janë disa nga shkeljet e konstatuara.