Zyrtarët e Rrugëve, gjykata bllokon apelimin e dënimit
Gjykata e Tiranës duket se po pengon apelimin e vendimit të saj për dënimin e ish-zv/ministrit të Transporteve, Nikolin Jaka dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Ilirian Berzani.
Trazhgim Sokolaj
Prej datës 19 maj 2008 kur gjykata shpalli verdiktin e saj, Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar disa herë vendimin e shkruar dhe të arsyetuar të gjykatës, pa mundur ta marrë atë. Organi i akuzës ka kërkuar vendimin e plotë të Gjykatës së Tiranës për ish-zyrtarët e Transporteve të dyshuar për korrupsion dhe abuzime me tenderat në mënyrë që të shqyrtojë mundësinë e apelimit të tij në Gjykatën e Apelit për të kërkuar masa më të larta dënimi. Prokuroria e Tiranës e konsideroi të tepruar uljen e dënimit nga gjykata për ish-zv/ministrin e Transporteve, Nikolin Jaka, për të cilin akuza kishte kërkuar tri vjet burg ndërsa gjykata dha vetëm një vit e 7 muaj heqje lirie. Po kështu, Prokuroria e konsideroi të pa vend ndryshimin e kualifikimit të akuzës për Ilirian Berzanin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, nga "shpërdorim detyre" në "shkelje të barazisë në tendera". Megjithatë Prokuroria e Tiranës u rezervua në deklarata duke respektuar rregullin sipas të cilit vendimi i gjykatës nuk mund të diskutohet, por vetëm mund të apelohet. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, thanë se gjatë këtyre ditëve kanë kërkuar disa herë në gjykatën e kryeqytetit, vendimin e dhënë nga ky institucion, por nuk kanë mundur të marrin dokumentin e kërkuar. Argumenti i vonesës në dorëzimin e vendimit ka qenë fakti se dokumenti është duke u zbardhur dhe pretendimi se ky proces nuk ka përfunduar ende. Sipas procedurës, çdo vendim gjyqësor pas shpalljes së tij në seancë, kërkon kohë deri në 4-5 ditë derisa të zbardhet i arsyetuar dhe më pas t'u jepet në formë dokumenti palëve, duke përfshirë këtu prokurorin, avokatët e të pandehurve apo edhe vetë të akuzuarit. Afati maksimal i përcaktuar nga ligji për zbardhjen e vendimit gjyqësor plotësohet ditën e sotme, kur mbushen plot pesë ditë nga koha kur gjykata dha verdiktin e saj për zyrtarët e akuzuar për korrupsion dhe abuzime me tenderat e rrugëve. Mirëpo për shkak të ditës së shtunë, Prokuroria nuk do të ketë mundësi të marrë vendimin deri të hënën, kur edhe nëse gjykata e dorëzon vendimin e argumentuar të saj, kjo procedurë do të jetë në tejkalim të afateve ligjore. Një vonesë e tillë, mund të bëhet pengesë për Prokurorinë në analizimin e vendimit të gjykatës dhe përcaktimin e argumenteve mbi bazën e të cilave do të bëhet edhe apelimi i vendimit në Gjykatën e Shkallës së Dytë në Tiranë.