Sekretaret gjyqësore: Ministri të na i japë me shkrim urdhrin
TIRANE - "Rebelohen" sekretaret e Gjykatës së Tiranës pas urdhrit të ministrit, Enkelejd Alibeaj, për të mos zbardhur vendimet gjyqësore dhe për t'i dorëzuar informacion të përditshëm për punën në gjykatë.
Të dy urdhrat e ministrit që ua ka dhënë vetë sekretareve në një mbledhje që organizoi në gjykatë pak ditë më parë, kanë sjellë fillimisht reagimin e gjykatësve, ndërsa më pas edhe të vetë sekretareve, që na fakt nuk janë lehtësuar nga punët por u është shtuar ngarkesa. Gjyqtarët, të cilët u njohën nga vetë ministri me urdhrin për sekretaret, tashmë, duke kërkuar zbatimin rigoroz të orarit zyrtar të punës nuk i lejojnë sekretaret që të përpilojnë raportet e kërkuar nga ministria gjatë tetëorarëshit të punës. Të ndodhura përballë presionit të gjyqtarëve dhe ministrit sekretaret e gjykatës së kryeqytetit pohuan dje se, do i kërkonin ministrit t'iu jepte me shkrim urdhrin për dorëzimin e raporteve ditore. Sipas tyre, përgatitja e raportit të përditshëm u kushton më tepër se gjysmë ore, pas orarit zyrtar të punës, çka në fakt është veç tjerash punë e papaguar jashtë orarit. Por nga ana tjetër edhe gjyqtarët e kanë kërkuar me shkrim këtë urdhër të ministrit në mënyrë që ta kundërshtojnë atë në Gjykatën e Kushtetuese. Konflikti më i fundit në gjyqësor, ai mes gjykatësve kryeqytetas dhe ministrit të Drejtësisë, lindi pak kohë më parë, pas akuzave të Alibeaj për këtë gjykatë. Ndërsa para një jave konflikti mori përmasa, pasi ministri urdhëroi sekretaret të mos zbardhin vendimet që gjykatësit i shkruajnë me kaligrafi dore. Nga ana tjetër gjykatësit "u hakmorën", duke mos lejuar sekretaret të përgatisin raportet ditore gjatë orarit zyrtar të punës. Tashmë të vetmet që po vuajnë pasojat e asaj që përflitet si përplasje institucionale midis ministrit dhe gjyqtarëve, janë sekretaret gjyqësore, që në fakt po zbatojnë urdhëresat e të dy palëve. fa.ma.