E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del mjeti jashtë rruge, dy të lënduar

16/01/2009  Drejtuesi, rëndë në spital

KORÇE- Një 24-vjeçar ka përfunduar në spitalin e qytetit të Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkak për rrezikimin e jetës së tij ka qenë shpejtësia e automjetit me të cilin udhëtonte, ku për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Aktualisht ai gjendet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk ka një konkluzion të saktë nëse ai do të arrijë t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë gjatë përplasjes së makinës me kanalin e rrugës është plagosur dhe një shoku i tij Arberor Basholli, i cili udhëtonte më të si pasagjer. Informacioni në fjalë është bërë i njohur nga burimet policore, të cilat pohuan se “shtetasi Denis Dhimiter Sula, i datëlindjes 1985, lindur dhe banues në fshatin Voskop të Korçës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë, me targë KO 1068 B, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në vendin e quajtur “Ura e Turanit” si rezultat i shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për rrjedhojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar për ndihme mjekësore në spitalin civil të Korçës ku dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi Arbëror Basholli, i cili ka qenë pasagjer në vendin e parë te mjetit, por ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›