Vetëhelmohet 18-vjeçarja, nuk dihen shkaqet
16/01/2009 Konsumoi fostoksinë
ELBASAN- Vetëhelmohet me fostoksinë një 18-vjeçare me banim në një fshat të Elbasanit. R.L. me banim në Thanë të komunës Gjergjan është dërguar nga familjarët në spitalin kirurgjik të qytetit në gjendje të rëndë për jetën. Helmimi i së resë është diktuar rreth orës 16.00 të pasdites. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e nevojshme procedurale. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjendën një sasi pluhuri, i cili sipas ekspertëve dyshohet të jetë fostoksinë. Ende nuk janë të qarta shkaqet që detyruan adoleshenten të ndërmarrë aktin vetëflijues. Burime familjare u shprehen se janë të befasuar dhe të tronditur nga ky veprim. Megjithatë, për këtë rast është ngritur vepra penale e shkaktimit të vetëvrasjes. Gjithsesi vajza po mbahet nën vëzhgimin dhe mjekimin e bluzave të bardha për ta nxjerrë nga gjendja e rëndë kritike. Gjithsesi, sipas burimeve spitalore, ajo është në kufirin kritik.