E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët gjatë 2008-s u prekën më shumë nga leshmanjoza

16/01/2009  Mjeku Ladi Kumaraku: Faji i veterinerëve që nuk vaksinojnë kafshët e prekura

BERAT-Burime të spitalit të Beratit konfirmuan dje për gazetën se sëmundja e leshmanjozës, që në gjuhën popullore njihet edhe si sëmundja e qenve të rrugës, gjatë vitit 2008 ka qenë më e përhapura në të gjithë rrethin e Beratit. Madje gjatë vitit të kaluar sëmundja në fjalë është përhapur në mënyrë të frikshme edhe në qytetin e Beratit. Sëmundja e rëndë dhe ngjitëse për vitin 2008 ka sjellë në spital rreth 31 pacientë dhe ka tentuar të përhapet edhe më shumë ndonëse personeli mjeko-sanitar kanë qenë në gatishmëri për t’i bërë ballë fluksit të njëpasnjëshme që kanë ardhur në repartin e pediatrisë gjatë vitit të kaluar. Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, tregon se në harkun kohor të vitit të fundit, në repartin e pediatrisë të këtij spitali rajonal janë evidentuar plot 31 raste të prekjes nga leshmanjoza, të cilat kanë qenë fëmijë të moshës nga 1-10 vjeç. Përveç tyre mjeku pediatër, Kumaraku tregon se ka patur edhe disa raste të tjera, ku kjo sëmundje ngjitëse ka prekur moshat e rritura, të cilët kanë qenë të shtruar në repartin e sëmundjeve infektive. Mjeku i vjetër i repartit të pediatrisë pohon se nga 12 raste të evidentuara në pediatri, katër pacient kanë qenë nga Ura-Vajgurore, një pacient nga fshati Qafë-Dardhë i rrethit të Beratit dhe shtatë fëmijët e tjerë të prekur kanë qenë nga qyteti i Beratit. Mjeku Kumaraku shpjegon se sëmundja e leshmanjozës është një nga sëmundjet e rrezikshme për njerëzit dhe kafshët, e cila prek kryesisht qentë rrugaçë dhe tek njerëzit fëmijët e moshave 1-10 vjeç. Pacientët e prekur nga leshmanjoza shfaqin temperaturë të lartë, zmadhim të mëlçisë dhe të shpretkës, humbje të rruazave të kuqe të gjakut, anemi, këputje të përgjithshme të trupit, etj. Kjo sëmundje është kronike, por edhe vdekjeprurëse për të gjitha moshat e prekura prej saj. Sipas mjekut specialist, bartës kryesor i sëmundjes së leshmaniozës janë qentë e rrugës, që ushqehen me mbeturina ushqimore, të cilët e transmetojnë sëmundjen tek njerëzit, nëpërmjet kontakteve fizike me ta. Mjeku tregon se sëmundja e leshmaniozës është lehtësisht e kurueshme, pasi mikrobi i saj luftohet me sukses nga medikamenti i njohur Glunkantim, i cili deri dy vjet më parë, vinte nga jashtë në mënyrë klandestine ose sigurohej nga vet pacientët, ndërkohë që aktualisht ai mungon në të gjitha spitalet e vendit. Ai bën përgjegjës Ministrinë e Shëndetësisë, që për dy vjet me radhë nuk ka planifikuar fondet e nevojshme për furnizimin me këtë medikament shumë të nevojshëm, ndonëse muajt e fundit ky medikament kurues tepër i nevojshëm për këtë sëmundje ka mbërritur deri në farmacitë e spitalit rajonal. Ndërsa për shtimin e frikshëm të rasteve gjatë muajve të fundit të viti të kaluar, në disa lagje të qytetit të Beratit. Mjeku Kumaraku u bën apel prindërve të mos i lejojnë fëmijët e tyre të luajnë me qentë e rrugës, por edhe autoriteteve të pushtetit lokal të bëjnë asgjësimin e tyre sa më parë, gjithmonë për qentë që janë të prekur nga sëmundja vdekjeprurëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›