E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania norvegjeze, investime në Fier

16/01/2009  Kryesisht në frutore

DURRES- Përfaqësues të kompanisë “Frupor” me qendër në Portugali kanë vizituar Këshillin e Qarkut dhe Bashkinë Fier. Në Këshillin e Qarkut janë pritur nga kreu i qarkut Fier, Luan Muçaj, prefekti i Fierit Shahin Bejdaj, përfaqësues të qarkut dhe Bashkisë Fier etj. Edhe prefekti i Bejdaj do të ndalej tek perspektivat e hapura nga Qeveria shqiptare për biznesin e huaj duke u ndalur edhe tek iniciativa “Shqipëria 1 euro”. Administratori i kompanisë “Frupor”, Ore Martin, nuk do të harronte të shprehte falënderimin jo vetëm për mikpritjen, por edhe për gatishmërinë e Këshillit të Qarkut në këtë marrëveshje dypalëshe dhe serioze. Për komunën Topojë ku kjo kompani do të investojë në frutikulturë kreu i komunës Sotir Zarka do të rendisë resurset e kësaj komune si dhe infrastrukturën e nevojshme për investimin e pritshëm. Kompania “Frupor” pritet që të investojë fillimisht në komunën Topojë në një sipërfaqe prej 20 ha në fushën e bujqësisë duke garantuar jo vetëm një investim bashkëkohor i pari në llojin e tij në Shqipëri, por edhe një sukses të padiskutueshëm lidhur me emrin që ajo ka për prodhimin e saj në shumë shtete të BE-së dhe më gjerë. Ndërkohë kjo kompani pritet që të investojë në komunën Remas në rrethin Lushnjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›