Del ne reforme, vdes nga infarkti
Nje 53-vjecar, nga qyteti i Patosit, ka vdekur dy dite me pare nga infarkti i miokardit, diten qe mori lajmin se u largua nga puna. Haxhi Kumaraku kishte 35 vjet qe punonte si traktorist prane impianteve te nxjerrjes se naftes ne zonen e Patosit, ndersa mori urdhrin per te lene punen. I ndjeri eshte percjelle dje per ne banesen e fundit, ndersa familjaret e tij tregojne se babai i kater femijeve nuk ka mundur dot te gezoje as nje dite pension. Banesa e familjes Kumaraku ndodhet ne lagjen "E re" te qytetit te Patosit. Gjate gjithe dites se djeshme, ne banesen e vogel kane hyre e kane dale qindra familjare, te aferm, fqinje e miq te shtepise. Nga biseda me familjaret, mesojme se dy dite me pare Haxhi Kumarakut i eshte dhene lajmi se pas 35 vjetesh pune duhet te braktiste detyren dhe te dilte ne asistence. Nje lajm trondites per punonjesin e vjeter, qe me punen e tij mbante gjithe familjen. Kjo pasi bashkeshortja e tij kishte dale ne reforme qe prej 15 vitesh, ndersa djali me i madh eshte student ne kryeqytet. Lista me emrat e personave qe do te dilnin ne asistence ishte e afishuar ne murin e godines ku ndodhen zyrat e kompanise shteterore te naftes "Albpetrol". Por Haxhi Kumaraku nuk e kishte pare listen, duke nxituar te fillonte pune si cdo dite. Derisa nje shok i tij erdhi dhe i dha lajmin se edhe ai kishte humbur vendin e punes, si pasoje e reformes. Nje krize e forte e ka mberthyer Haxhiun, qe ka rene pertoke i keputur. Ndersa ankohej per dhimbje te forta ne gjoks, shoket e kane ngritur ne krahe dhe e kane derguar per ne spitalin rajonal te Fierit. Punonjesi 53-vjecar ka marre ndihmen e pare, por nuk ka pranuar te qendroje me gjate ne spital. "Me presin ne shtepi, shqetesohen per mua", ka thene Haxhi Kumaraku dhe eshte nisur per ne banesen e tij. Disa ore me vone, rreth mbremjes, ai ka pesuar nje tjeter krize ne zemer. Infarkti i miokardit kete here nuk e ka falur 53-vjecarin. Haxhi Kumaraku eshte ndare nga jeta, i sapo pushuar nga puna pas 35 vjetesh dhe pa gezuar dot asnje dite pension. I ndjeri punonte per te perballuar me punen e tij jetesen e gjashte personave, te cilet tashme kane mbetur pa asnje te ardhur. Nje fqinje e tij, Hamite Lamaj, tregon se Haxhiu kishte rritur kater femije me nje rroge te vetme, duke punuar gjithmone me korrektese e ndershmeri. "Papunesia ishte nje goditje e rende per te, pasi ne keto ane eshte shume e veshtire te gjesh ndonje pune tjeter, tregon fqinja. Ishte i deshperuar dhe stresi e vrau". Haxhi Kumaraku ishte nje nder shume persona qe, teksa vinin per te filluar punen si cdo dite, gjenin emrin ne nje liste te varur ne mur, ku thuhej se tashme kishin humbur vendin e tyre te punes dhe njekohesisht te vetmen menyre per te mbajtur familjen. Gjate ketyre muajve te fundit ne ndermarrjet shteterore te naftes "Armo" dhe "Albpetrol" jane shkurtuar nga puna qindra persona, pjesa me e madhe e te cileve specialiste te vjeter, qe punojne ne sektorin e naftes prej dhjetera vitesh, ndersa ata tashme nuk kane asnje alternative mbijetese per veten dhe familjet e tyre.
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj