E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i afert, 1700 punonjes ne prag te shkurtimit

Privatizimi i afert i kompanive shteterore te naftes "Armo" dhe "Albpetrol" ka bere qe ne programet e kompanive te vendoset kryerja e nje reforme, nga e cila do te humbin vendin e punes rreth 1700 punonjes. Reduktimi i pare ka ndodhur per shkak te dorezimit per administrim te disa puseve kompanise kanadeze "Bankers Petrolium", qe ka shkaktuar reduktimin e fuqise punetore. Nga reformat pritet te dalin te papune 606 punonjes ne kompanine "Armo", 302 punonjes ne Kombinatin e Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh, ndersa reformen me drastike do ta perballoje kompania "Albpetrol", ku pritet te shkurtohen 1100 punonjes, nga 4850 qe jane ne pune aktualisht. Reforma ka irrituar punonjesit, te cilet thone se jane shkurtuar nga puna punonjes me dhjetera vite eksperience, ndersa jane mbajtur militante te punesuar ne muajt apo vitet e fundit. Sipas qeverise shqiptare, per reformat eshte marre edhe konsensusi i sindikatave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›