E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del nga koma e thellë

 

Një grua 38-vjeçare është zgjuar pas një gjendjeje kome të thellë, të cilën mjekët e kishin vlerësuar si të pakthyeshme e përfundimtare. Familjarët e Lora Smith kishin vendosur t’i shkëpusnin spinën që e mbante në jetë pasi i kishin humbur të gjitha shpresat. Ndërsa po i jepnin lamtumirën e fundit, fëmijët i kishin kërkuar të puliste qepallat nëse i donte ata dhe papritur sytë e gruas lëvizën duke i dhënë kështu fillimin e zgjimit të ngadaltë. Menjëherë pasi kishte lindur vajzën e saj të katërt, ajo kishte rënë në koma, por “mrekullia ndodhi”. Sipas “NBC” zemra i kishte ndaluar për 49 minuta para se të niste sërish punën. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›