Makth në hotel, fqinj me krokodilin
Turistët në një hotel ia kanë mbathur me sa fuqi kishin të bënin vrap kur kanë parë në korridorin e hotelit, ku po qëndronin një krokodil gjashtë metra të gjatë që shastiste për qejfin e tij mbase për të gjetur një dhomë bosh e të pushonte. Siç rrëfen “The Sun”, Xiao Fu i tmerruar kishte gjetur nëpër korridore zvarranikun e madh kur ishte çuar natën për të përdorur tualetin në korridor dhe kafsha kishte nisur ta ndiqte. I tronditur turisti tha se “Urgjenca që kisha unë për të përdorur banjën u zhduk menjëherë dhe unë bërtita për ndihmë me sa kisha forcë”. Një tjetër bujtës në hotel e kishte mbajtur krokodilin larg me një hu të gjatë derisa kishte mbërritur policia. Krijesa (e ngrënshme në Kinë), kishte arritur të largohej nga një restorant në Quanzhou, Kina Juglindore.