Lojërat në kompjuter, më vartëse se droga
Sipas ekspertëve suedezë një lojë popullore kompjuteri i bën njerëzit të jenë më të varur ndaj saj edhe se nga kokaina. “World of Warcraft” është përshkruar nga psikologët si “loja, më e rrezikshme në tregun botëror”, në një raport mbi terapitë e obsesionit në Fondacionin “Sweden’s Youth Care” (Kujdesi ndaj të rinjve në Suedi). Një djalë nga Suedia, vetëm 15 vjeç, ishte rrëzuar në tokë dhe kishte kaluar spazma, pasi kishte luajtur këtë lojë për 24 orë rresht. Autori i këtij raporti Sven Rollenhagen tregon se “‘World of Warcraft’ është kraku dhe kokaina e lojërave kompjuterike në botë. Disa njerëz nuk arrijnë dot të shkëputen prej tyre dhe do ta luajnë atë derisa të rrëzohen në tokë e t’i shterin të gjitha anergjitë”. Sipas prodhuesit amerikan të lojërave kompjuterike “Blizzard Entertainment”, të dhënat tregojnë se në botë ka rreth 11 milionë njerëz që e luajnë këtë lojë, ‘World of Warcraft’. Psikiatri Dr. Richard Graham, nga “London’s Tavistock Centre”, tha në një deklaratë për ‘The Sun’ pas ngritjes së këtij problemi në media se: “Disa nga klientët e mi diskutojnë se luajnë me lojën rreth 14 deri në 16 orë në ditë pasi ajo është interesante dhe i ka joshur aq shumë sa që ata nuk mund të ndalen dot dhe luajnë pa u shkëputur asnjë çast sepse loja krejt papritur kthehet në një nevojë psikike për ta. Dhe në këtë rast për këta njerëz pasojat janë të rënda dhe mund të jenë edhe ekstreme për jetën”, tha ai.