Del nga rruga me motoçikletë, vdes 33-vjeçari
20/06/2009 Në rrugën e Bushatit
Mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se rreth orës 07.00, të ditës së premte, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, pikërisht në vendin e quajtur tek rrugica “Litaj”, Bushat, ka dalë nga rruga, duke humbur kontrollin një motoçikletë tip Loncin, pa targa, i drejtuar nga shtetasi Alfred L., vjeç 33, lindur e banues në fshatin Mali i Jushit, të komunës Bushat. Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal Shkodër drejtuesi i motoçikletës shtetasi Alfred Lazri. Shtetasi Lazri nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të shumta ndaj ka ndërruar jetë rreth orës 11.20. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme. V. Abdyli