Lejohen celularët në qendrat e votimit
20/06/2009 KQZ vendos marrjen e informacionit me telefon nga sekretarët e KQV-ve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jetë i mirinformuar ditën e votimit për hapjen, mbylljen e procesit të votimit, pjesëmarrjen e zgjedhësve apo dhe të ndonjë incidenti për të 4812 qendrat e votimit. Këtë përgjegjësi KQZ-ja ia ngarkoi dje përmes një udhëzimi sekretarit të komisionit të qendrës së votimit, i cili do ta realizojë këtë përmes numrit të tij celular.
Informimi me celular
Duke qenë se KQZ-ja e ka rreptësishtë të ndaluar përdorimin e mjeteve komunikuese në qendrat e votimit nga komisionarët, me propozim të përfaqësuesit të PS-së në komision Eridian Salianji, u hap drita jeshile për përdorimin e aparatit celular vetëm nga sekretari. Ai do të informojë KQZ-në për numrin e tij të telefonit, duke identifikuar në këtë mënyrë burimin e informacionit dhe në mënyrë të vazhdueshme do të transmetojë përmes një sms-je të gjitha zhvillimet brenda qendrës së votimit. Në këtë mënyrë, KQZ-ja do të jetë në dijeni për kohën e hapjes së qendrave të votimit, për kohën e mbylljes së tyre, çdo 3 orë për ecurinë e pjesëmarrjes në procesin e votimit, si dhe rastet e mundshme të ngecjes së procesit.
Alarmi
KQZ-ja zgjidhi pasditen e djeshme një hallkë të rëndësishme të procesit të votimit, por nga ana tjetër përmes zëdhënësit të saj Leonard Olli u bëri thirrje kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore që të mos marrin vendime të jashtëligjshme lidhur me ndarjen apo bashkimin e qendrave të votimit, rreth 44 të tillave. Sipas tij, ata po vënë në rrezik standardet e procesit zgjedhor. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh shqetësimin e tij të thellë për shkeljen flagrante, permanente të Kodit Zgjedhor nga mjaft drejtues të pushtetit vendor, por edhe për papërgjegjshmërinë e tyre të paprecedent. Kjo papërgjegjshmëri e tyre në vijimësi po vë në rrezik serioz standardet e procesit zgjedhor”, - tha Olli. Në emër të KQZ-së ai u kërkoi drejtuesve vendorë të heqin dorë nga çdo iniciativë individuale dhe të ndjekin me rigorozitet vendimet e KQZ-së lidhur me këtë çështje. “Çdo ndërmarrje përtej dispozitave ligjore rrezikon të krijojë jo vetëm vështirësi në ditën e zgjedhjeve, por do të përbënte dhe një precedent për cenimin e standardeve zgjedhore”, - përfundoi ai. Në fakt, shumica e drejtuesve vendorë nuk çuan në KQZ brenda afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, jo vetëm numrin e zgjedhësve për çdo qendër votimi, numërtimin dhe numrin e saktë të qendrave të votimit, por edhe të dhënat përfundimtare. Kjo e vuri KQZ-në në një pozicion tepër të vështirë, duke e detyruar të t’i marrë këto të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Vëzhguesit
KQZ-ja miratoi listën me nëntë vëzhgues afatshkurtër të delegacionit të Komisionit Evropian për monitorimin e vijueshmërisë së zgjedhjeve të Kuvendit të datës 28 qershor 2009. Lista kryesohet nga kreu i delegacionit të KE-së në vendin tonë Helmut Lohan.
Apeli
Pas përcaktimit të qendrave të votimit nga KQZ-ja mjaft drejtues vendorë, 44 të tillë, kanë bashkuar apo ndarë qendrat e votimit, duke rrezikuar krijimin e një kolapsi të vërtetë në ditën e votimit. Këto ndërhyrje provokojnë vështirësi në përgatitjen dhe shpërndarjen e bazës logjistike zgjedhore.