Del per gjah veteplagoset aksidentalisht 46-vjecari
Nje 46-vjecar eshte transportuar me urgjence ne spital si pasoje e plageve te marra nga nje arme gjahu cifte. Kane qene sherbimet e spitalit te ketij qyteti te cilet kane njoftuar policine dje per mberritjen ne gjendje te plagosur te Myfit Dulesharit nga fshati Lumaj komuna Moglice Korce. Nderkohe policia beri te ditur se menjehere eshte shkuar ne urgjencen e ketij spitali dhe nga te dhenat e marra nga i demtuari rezulton se ka qene ne vreshtat e tij dhe me vete kishte marre edhe armen e gjahut te cilen e dispononte me leje. Sipas hetimit per ngjarjen ne fjale mesohet se gjate zbritjes se nje kodre rruges se kthimit per ne banese 46-vjecari eshte rrezuar dhe ne momentin qe ka terhequr armen e cila ishte penguar diku ajo eshte shkrehur duke e plagosur ne kete menyre ne nje prej gishtave te dores se majte. Policia njoftoi se gjendja shendetesore e te demtuarit eshte e mire dhe jashte rrezikut per jeten. Pas hetimeve te para materialet per kete ngjarje aksidentale do ti kalojne Prokurorise se Korces per veprime te metejshme.