Kapet me 400 paunde false 23-vjecari
Nje 23-vjecar nga Peshkopia eshte vene ne prangat e policise se ketij qyteti pasi eshte ndaluar me nje sasi paundesh britanike te falsifikuar. Olsi Gjura lindur ne Peshkopi por banues ne Durres eshte arrestuar ne oret e vona te se shtunes pas nje kontrolli te agjenteve te Sektorit te Hetimit te Krimit Financiar te policise se Peshkopise pasi eshte kapur me sasine e valutes e cila dyshohet te jete e falsifikuar. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga burime prane kesaj policie sipas te cilave per 23-vjecarin Gjura policia dispononte informacione se ky i fundit do te hidhte ne treg paundet britanike false. Pas kapjes se tij pas nje hetimi disa ditor policia tha se tashme i riu po merret ne pyetje per te hetuar ne lidhje me nje baze te mundshme te falsifikimit te parave te huaja apo dhe nese ka bashkepunetore te tjere te perfshire ne kete ngjarje. Ndaj tij eshte marre masa e arrestit per prodhim dhe falsifikim kartemonedhash.