E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt Libise dy tragete te linjes Bari-Durres Brindisi-Vlore

Dy tragete qe lidhin portet shqiptare me ato italiane kane nderprere dje linjat e tyre per tu nisur drejt Libise e Tunizise me qellim evakuimin e shtetasve italiane te cilet ndodhen ne keto vende te perfshira ditet e fundit nga trazira te pergjakshme. Nderkohe qe duke marre shkas nga situate me e fundit ne Libi nga ky vend eshte evakuuar edhe studenti shqiptar Durim Kasemi. Evakuimi i tij eshte bere ne oret e vona te mbremjes se te shtunes duke u gdhire mengjesi i djeshem. Se bashku dhe me disa studente kosovare djaloshi nga Guri i Zi i Shkodres eshte evakuuar me avion special drejt Turqise nga ku pritet nisja e tij drejt Shqiperise. Nga ana atjeter dy tragetet e linjes Durres- Bari dhe Vlore- Brindizi jane kontraktuar nga Ministria e Jashtme e Italise per nje afat te pacaktuar. Lajmi eshte konfirmuar nga kapiteneria e pergjithshme e portit te Durresit sipas te cilave trageti i linjes Durres ndash Bari i cili eshte nisur dje drejt Italise eshte trageti Arberia dhe eshte trageti me i madhi qe lidh prej disa kohesh Durresin me Barin. Trageti do te lundroje me pas ne drejtim te Libise me qellim imbarkimin e shtetasve italiane qe ndodhen ne vendin e Gadafit. Trageti Arberia me i madhi qe lidh Durresin me Barin eshte ne pronesi te shoqerise greke Ilion Lines e qe udheton me flamur filipinas do te dale provizorisht nga linja e zakonshme dhe do te lundroje ne drejtim te Libise. Autoritetet nuk kane bere te ditur se cilet do te jene portet e ankorimit pasi misioni i konsiderohet i shkalles se larte te veshtiresise per vete situaten ne te cilen ndodhet Libia dhe kjo behet me qellim ruajtjen e mjetit dhe te ekuipazhit te tij. Trageti Arberia ka nje kapacitet per 2000 udhetare dhe per 200 automjete. Ai eshte trageti me kapacitetet me te madh qe lidh Durresin me portet italiane me nje ekuipazh prej 70 personash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›