Transferohen ne burgun e Lamias tre shqiptaret
Nen masa te rrepta sigurie eshte kryer gjate se shtunes transferimi nga Thiva ne Lamia i tre grabitesve shqiptare qe akuzohen per grabitjen e postes dhe te bankes ne Molo te Fthiotidhes. Sipas te dhenave te mediave greke rreth transferimit mesohet se tre nga pese shqiptaret qe kryen grabitjet ne Molo dhe me pas shkembyen zjarr me policine te premten paradite ku per pasoje ka mbetur i vrare njeri prej tyre dhe te plagosur nje tjeter jane shoqeruan ne burgun e Lamias. Nderkohe autoritetet greke jane duke hetuar pjesemarrjen e grabitesve ne vrasjen e nje shqiptari ne qytetin e Kardhicesndersa te dhenat e para nxjerrin ne drite pjesemarrjen e tyre ne dhjetera grabitje te tjera ne te gjithe Greqine. Nga ana tjeter mediat helene thone se i riu shqiptar i plagosur nga policia ndodhet ne gjendje te rende ne spital ku mbikeqyret nga policia. Marsel Goga 36 vjec emigrant shqiptar qe prej vitesh jeton ne Greqi eshte personi qe mbeti i plagosur ne Arta. Pikenisja e ngjarjes sipas policise greke ishte ne oret e para te dites se djeshme kur ne rajonin e Thesprotise Marsel Goga akuzohet se ka vjedhur nje makine duke kercenuar me pistolete pronarin e mjetit derisa u largua me pronen e tjetrit. Per me teper ne mediat greke thuhet se autori Goga qelloi dy here ne ajer me pistolete pasi hasi me rezistence te te riut grek dhe nenes se tij qe ndodheshin ne makine gjate momenteve te plackitjes me arme. Nga ana e tij shefi i policise se Artes Jorgos Dokomes tha se te dyshuarit iu gjeten dhe sekuestruan nje pistolete e llojit Tokarev 55 fisheke dhe e gjithe sasia prej 32 500 euro qe grabiti tek Alpha Bank. Dokomes tha se nga vezhgimi i dosjeve doli se Marsel Goga ishte denuar me 42 vjet burg per grabitje te dhunshme dhe nga janari i vitit 2001 gjendej ne burgun e Patres per te vuajtur denimin. Ne tetor te vitit 2010 pas afro dhjete vjetesh ai kishte arritur te merrte leje provizore per te qendruar tek te aferm te tij ne Patra.