Delegacioni, Meta: Topalli zbatoi kompetencat e saj, PS të mos e fajësojë

Tiranë, 26 janar NOA - Zëvendëskryeministri
dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta e ka quajtur të papërgjegjshme përpjekjen
e disa pëërfaqësuesve të Partisë Socialiste që sipas tij po dëmtojnë imazhin e
vendit.
Kryetarja e Parlamentit nuk ka bërë gjë
tjetër përveçse ka zbatuar kompetencat e saj. Fakti që u konfirmuan sot në
mënyrë krejtësisht normale kredencialet e përfaqësuesve të Parlamentit
Shqiptar, tregon qartazi se çdo gjë po ecën normalisht, përveç anormalitetit që
ka të bëjë me bojkotin, për të cilin vetë lidershipi i Partisë Socialiste është
përgjegjës tha Meta.
Më tej ministri Meta tha se opozita nuk mund
të fajësojë as Kryetaren e Parlamentit, nuk mund të fajësojë as mazhorancën për
një problem që e kanë krijuar vetë ata, sepse nuk kanë bërë betimin dhe nuk
duan të shkojnë në Strazburg. Atëherë, çfarë faji ka Kryetarja e Parlamentit,
kur nuk u ka mohuar të drejtën për tu përfaqësuar më parë në Starzburg? Ata
vetë nuk duan të përfaqësohen dhe pastaj kërkojnë të zgjidhet një problem që
nuk ka asnjë lidhje as me respektimin e atyre parimeve me të cilat funksionon
Këshilli i Evropës dhe Asambleja e Parlamentare dhe as atyre parimeve me të
cilat funksionon Parlamenti Shqiptar. Çfarë shkelje ka bërë Kryetarja e
Kuvendit, a mund të më thoni ju? Asnjë. Absolutisht asnjë! Në qoftë se ata kanë
probleme të tyre personale, se përse një përfaqësues i tyre është raporter i
Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare për vende të tjera, ky është
problem i tyre personal që duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin deklaroi me tej
Meta.
k.k/NOA