E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranës snis hetimet për infermieren, u akuza nga nëna e 1-vjeçarit të vdekur

Tiranë, 25 janar NOA Megjithëse ka kaluar
një muaj, Prokuroria e Tiranës, nuk ka nisur hetimet për vdekjen e fëmijës një
vjeçar Irild Çela nga Fushë Kruja.

Aktualisht kanë kaluar 34 ditë nga denoncimi i
Entela Çelës nga Fushë Kruja, për infermieren Irena Sergjini, të cilën e akuzon
si shkaktarë për vdekjen e fëmijës saj, organi i akuzës në Tiranë ende nuk ka
nisur hetimet.

Burime të sigurta nga ky organ bënë të ditur
se vetëm të premten pas kërkesë së nënës së viktimës denoncimi i saj ka kaluar
nga sekretaria e prokurorisë së Tiranës, në duart e zëvendës prokurores së
rrethit Tiranë, ku pritet tia delegoj një tjetër prokurori për nisjen e
hetimeve.

Entela Çela, mësuesja nga Fushë Kruja me 18
Dhjetor 2008 ka kryer denoncimin në prokurorinë e Tiranës ku akuzon Irena
Sergjinin për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe mjekim të
pakujdesshëm dhe mosdhënie ndihme.

Ndërkaq, mësohet se ndonëse në zyrat e
kancelarisë së Prokurorisë së Tiranës ishte kryer depozitimi akoma deri më sot
nuk janë bllokuar nga prokuroria kartela e nëntëvjeçarit të mjekuar në repartin
e pediatrisë në spitalin e Tiranës, si dhe në spitalet e Krujës dhe
Fushë-Krujës, ku i mituri ka marrë mjekim.

Irild Çela gjeti vdekjen në spitalin e
pediatrisë në Tiranë në datën 15 shtator të këtij viti, pasi sipas të ëmës,
Entela Çela, infermierja e turnit nuk i ka dhënë mjekimin e duhur të përshkruar
nga mjekja specialiste, e cila e kishte edhe të shënuar në kartelë.

Sipas nënës së fëmijës infermierja, në vend të
ventolinës që ishte rekomanduar, i kishte është dhënë adrenalinë, nga e cila
Irildi ka pasur reaksion.

Ai ka pasur fryrje në fytyrë, zmadhim të
damarëve të qafës, nxjerrje të ushqimit, mavijosje të mukozave të buzëve dhe
nxirje të krahëve, që sollën për pasojë edhe vdekjen e nëntëvjeçarit nga
Fushë-Kruja.

a.b/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›