E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis punimet samiti i NATO-s

Strasburg - Fillojnë punimet e samitit të NATO-s me fjalën e hapjes së Sekretarit të Përgjithshëm, Jaap de Hoop Scheffer. Krerët e shteteve anëtare të NATO-s janë duke nderuar në këmbë me një minutë heshtje të gjithë ushtarët e NATO-s që kanë rënë në përpjekjet e tyre për vendosjen e paqes.

Jaap de Hoop Scheffer i uron mirëseardhjen Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilat ulen për herë të parë në këtë samit si anëtare me të drejta të plota.

Fjala e presidentit francez Nikolas Sarkozi: "Jemi aleat dhe miq, pavarësisht ndryshimeve që kemi. Duhet të mbani shpresat tek NATO dhe Franca. Tek Franca për pozicionin e saj gjeografik. Nuk e përballoj dot humbjen në Afganistan, sepse atje vihet në rrezik liria dhe paqja. Unë i them Brak Obamës se këtu ka miq, ka Europën. Obma e ka kuptuar shumë mirë se Europa nuk është opozitë e saj, por në krah të Amerikës".

Fjala e Angela Merkel: "Kalimi i urës është simbol i veçantë për bashkimin tonë. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në Afganistan, qoftë në ushtarë, qoftë ndihma ekonomike, në civilë, etj.(...) Ne duhet të jemi të hapur, të përballojmë çdo sfidë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›