Polemika rreth Sekretarit te Pergjithshem te NATO, Turqia kundershton

Strasburg, 4 prill, 10:25, NOA - Polemika të shumta kanë përfshirë diskutimin rreth zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm ardhshëm të NATO-s, i cili do të zgjidhet sot në Samitin e Strasburgut.
Bëhet e ditur se propozimin e emrit të kryeministrit danez, Anders Fogh Rasmussen, e ka kundërshtuar Turqia duke nxjerrë si argument publikimin 4 vjet më parë në Danimarkë të disa karikaturave të Profetit Muhamed.
Veç kësaj Turqia kritikon faktin që një kanal televiziv kurd ka të drejtë transmetimi në Danimarkë.
Qëndrimi i saj mbetet problematik pasi për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, është i nevojshëm unanimiteti i 28 anëtarëve të Aleancës.
Ndërkaq, kancelarja gjermane Merkel tha se kryeministri danez Rasmussen do të ishte një kandidaturë e shkëlqyer.
n.e/NOA