Roma zyrtare: Berluskoni në telefon me Erdoganin
Strasburg - Roma zyrtare deklaron se kryeministri Silvio Berluskoni ishte duke folur në telefon me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë kohës që kancelarja gjermane, Angela Merkel, priste të takohej me të.
Tema e bisedës mes Berluskonit dhe Erdoganit, sipas deklaratës së Romës zyrtare, ishte çështja e Sekretarit të Përgjishëm të NATO-s. Turqia është e vendosur për veton e saj kundër kryeministrit danez, Anders Fog Rasmusen, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Rasmusen kundërshtohet nga Tuqia për tre arsye. Në vitin 2003 kryeministri danez deklaroi se Turqia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së për shkak të shumicës së saj myslimane. Arsyeja e dytë janë botimet e karikaturave të Profetit Muhamed në Danimarkë. Arsyeja e tretë është se Danimarka nuk ka pranuar të mbyllë transmetimin televiziv të një kanali televiziv kurd në territorin e saj.
Merkel gjatë këtyre dy ditëve ka bërë një presion të lartë diplomatik mbi Turqinë, por deri tani përfaqësuesit e këtij vendi nuk kanë pranuar të tërhiqen nga vendimi i tyre. As biseda Berluskoni-Erdogan nuk ka dhënë rezultate. Për këtë arsye nuk ka filluar as samiti, pjesëmarrësit e të cilit janë duke pritur akoma në këmbë.