E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegacioni i KE në Tiranë, takon Metën, tani te Rama

TIRANE-  Një delegacion nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndodhet sot në Tiranë me mision fakt mbledhës për situatën politike që po kalon vendi.

Bashkë-raporterët senatori çek Tomas Jirsa dhe deputeti moldav Grigore Petrenco do të qëndrojnë në Tiranë për dy ditë dhe  kanë një axhendë të ngjeshur takimesh, e cila nisi sot në orën 09.00 të mëngjesit me kryetarin e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe vazhdoi  më pas me kreun e PS-se, Edi Rama në selinë rozë.
Menjëherë pas takimit, kreu i LSI-së tha për mediat se me delegacionin e KE-së kishin diskutuar për situatën politike, duke iu referuar zgjedhjeve të 8 majit, Meta tha se “Rezultati i ngushtë është dëshmi e funksionimit të plotë të Kodit Zgjedhor dhe se vendimet e gjykatave janë të padiskutueshme.

Meta tha se “me raportuesit ndamë të njëjtin mendim se është e domosdoshme reforma zgjedhore” ndërsa “Ekspertiza e Komisionit të Venecias është e mirëpritur. Pas takimit me Metën dy raportuesit e KE-së u drejtuan nga selia rozë për të zhvilluar një takim me kreun e PS-së Edi Rama.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›