E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Reformimi i administratës, kusht për BE, Berisha: Do ngrejmë Universitetin

TIRANE- Në Tiranë zhvillohet konferenca "Reformimi i Administratës Publike” ku merr pjesë kryeministri Sali Berisha, ambasadori i BE-se, Ettore Sequi dhe ambasadorë të tjerë të akredituar në Tiranë.

Ambasadori i BE-se, e cila financon dhe disa projekte të rëndësishme të reformimit të administratës përsëriti apelin ndaj qeverisë për të vazhduar me reformat  "si një  ndër kushtet e rëndësishme që BE i ka vënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

”Ka nevojë për më shumë reforma”- tha ambasadori Sequi duke kujtuar se është një ndër 12 kriteret prioritete të Shqipërisë të përcaktuara nga KE.

Në konferencën e organizuar sot paradite në hotel "Tirana" ambasadori përforcoi ndihmën që Brukseli do vazhdojë t'i japë qeverisë në këtë kuadër.

Ambasadori theksoi se “BE ka akorduar deri tani për Shqipërinë 40 milionë euro për reformat në adminstratë dhe për sherbimin civil. dhe do vijojë mbështetjen edhe në teknologjinë e informacionit.

Nga ana e tij kryeministri e cilësoi si prioritet të qeverisë reformimin e administratës publike dhe domodoshmëri ngritjen e Universitetit të Administratës Publike.

"Duhet te ecim me vendosmëri drejt ngritjes së aministratës së Universitetit, dhe ky të ketë dhe degët e saj. "- tha Berisha, duke shtuar “Kam kërkuar ndihmën e qeverisë franceze. Jam e bindur se ajo do na mbështesë në këtë nismë të domosdoshme.”

Në lidhje me këtë “kam kërkuar ndihmën e qeverisë franceze. Jam e bindur se ajo do na mbështesë në këtë nismë të domosdoshme.”
Berisha theksoi se administrata duhet t’i nënshtrohet kualifikimit në mënyrë periodike, dhe duhet të kenë përparësië anglishten.

“Punënjësit e administratës duhet të mbrojnë vendin e tyre duke iu nënshtruar kualifikimit në këtë universitet sikundër dhe anglishtja. Nëse ne ua kërkojmë shkollarëve tanë punonjësit e administratës duhet ta kenë të qartë që është detyrë njohja e saj, pasi mund të bëhet gjuha mbase e vetme e Brukselit, prandaj duhet të kemi përparësitë tona."- nënvizoi Berisha.

Nga ana e tij, ministri Nishani shprehu gadishmërinë ndaj gjithë forcave mbështetëse në reformimin e kësaj administrate.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›