Gërdeci, merret në pyetje Ylli Pinari
TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës ka nisur sot seanca e radhës ëpr cështjen Gërdeci. Ish-Drejtori i MEICO-s Ylli Pinari është duke u marrë në pyetje nga prokurorët e cështjens. Pinari është duke iu përgjigjur pyetjeve që kanë të bëjnë me kontratat e demontimit dhe rolin që ky i fundit ka pasur në këto kontrata.
Edhe në seancën e 24 Qershorit të pandehurit Ylli Pinari e Mihal Delijorgji kane dëshmuar rreth lidhjeve të tyre me aktivitetin e demontimit të armëve në fabrikën pranë Vorës, 15 km larg nga Tirana qe me 15 Mars 2008 shpërtheu në flakë duke shkaktuar 26 të vdekur.
Nga tragjediae Gërdecit kanë kaluar 3 vjet. Më 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec, 15 km larg nga Tirana shpërtheu fabrika e demontimit të armëve. Nga shpërthimi gjetën vdekjen 26 persona, me të cilëve gra e fëmijë, ndërsa u shkatërruan dhjetra banesa e biznese.
Gjyqi për shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit në Gërdec që mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm, prej më shumë se një viti po zhvillohet në gjykatën e Tiranës.
Mes 29 të pandehurve në këtë proces, të akuzur si përgjegjës kryesorë janë ish- bosi të Albademil Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli ish- drejtor i fabrikës së demontimit në Gerdec, Ylli Pinari ish kreu i MEICOS dhe Sokol Ngjeci ish mbikqyrësi i MEICO-s. Të gjithë të pandehurit sot gjykohen në gjëndje të lirë.
(m.a/BalkanWeb)