E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE mbyll takimet, të martën vijojnë negociatat

(UPDATE) Delegacioni i nivelit më të lartë të Këshillit të Evropës ka vendosur sërish përballë njëri-tjetrit në presidencë, Berishën dhe Ramën. Ndonëse e paralajmëruar, prania e dy liderëve partiakë në selinë e kreut të shtetit, pas dy orë e gjysmë bisedimesh, ata janë larguar pa bërë asnjë koment për ndonjë rezultat të mundshëm. Ashtu si në të gjitha vizitat e tyre të fundit në presidencë, shefi i qeverisë Berisha, shoqërohej në këtë takim nga kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi, ndërsa kryesocialisti Rama nga kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruci. Sipas njoftimit të presidencës negociatat politike nga zyra e kreut të shtetit do të vazhdojnë edhe të martën.

• Berisha pret delegacionin e KiE-s
• Cavushoglu: Topi, i pari që zbatoi rezolutën

Ky ishte takimi përmbyllës i një ditë intensive për të dërguarit e Strasburgut, me 11 orë negociata me aktorët kyc të politikës në Tiranë. Ndërkohë që të martën është lajmëruar edhe koonferenca për shtyp e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-s. Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se misioni i drejtuar nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Kavushoglum ka mbërritur në Shqipëri me një projekt draft për zgjidhjen e krizës, i cili ka të bëjë me mënyrën e hetimit të zgjedhjeve.

Por sipas asaj që thuhet në njoftimin e presidencës, parlamentarët e KiE-s informuan kreun e shtetit shqiptar rreth rezultateve të takimeve të tyre për të gjetur pikëtakimet e mundshme, për të afruar palët drejt një marrëveshje edhe për të zgjidhur përfundimisht ngërcin. Axhenda e ngjeshur e delegacionit të Këshillit të Evropës nisi sot ne mengjes rreth orës 9:15 me një takim në Presidencë me kreun e shtetit. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian Mevlut çavusoglu vlerësoi rolin e presidentit Topi si negociator mes palëve për zgjidhjen e krizës politike.

“Eshtë udhëheqësi dhe njeriu i parë në Shqipëri që ka zbatuar rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës”, ka thënë çavusoglu për Presidentin. Duke informuar për tryezën politike, Presidenti Topi ka nënvizuar para delegacionit të Strazburgut se palët kane vullnet politik për arritjen e një zgjidhje konstruktive duke iu referuar në mënyrë të veçantë pikave të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE-së.

Më pas axhenda vazhdoi me një sërë takimesh të rëndësishme me aktorët kryesorë të politikës shqiptare. Gjatë ditës delegacioni është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Kjo e fundit ka informuar delegacionin e lartë të Këshillit Evropian se maxhoranca është e gatshme të ngrejë një komision hetimor për zgjedhjet kushtetues dhe në respekt të vendimeve të gjykates Kushtetuese.

Pas kryeministrit Berisha, Delegacioni i Keshillit te Evropes pati takim edhe ne seline e Partise Socialiste ku u takua me kryetarin Edi Rama dhe deputete te zgjedhur te selise roze. Për më shumë se një orë grupi i raporterëve dhe përfaqësuesve të lartë të Asamblesë së Këshillit të Evropës dëgjoI kërkesat e socialistëve. Një nga kërkesat kryesore është ajo e transparencës së plotë të zgjedhjeve të 2009, deri në hapjen e kutive të votimit. Pas takimit nuk ka pasur deklarate per shtyp.

ALSAT Azhornuar së fundi ( e hënë , 22 shkurt 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›