Gjirokastër, Spahiu: Gjykata strikte në zbatimin e ligjit
GJIROKASTëR- “Gjykata të jetë strikte dhe korrekte në zbatimin e ligjit”-kështu u është drejtuar nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu gjyqtarëve të Gjirokastrës. Spahiu mori pjesë në analizën e punës së Gjykatës së Apelit, ndërsa nuk nguroi të tërhiqte vëmendjen për problemet që sipas tij hasen edhe në gjykata të tjera.
Në fjalën e tij, nënkryetari i KLD-së renditi tre problematika: mungesën e infrastrukturës, qëndrimet me dy standarde në procese gjyqësore si dhe masat nën minimale nga ato që parashikon ligji.
Në këtë kuadër Spahiu kërkoi që gjyqtarët të tregojnë kujdes për qëndrimet apo politikat penale të përcaktuara duke theksuar se karakteristikat e krimit janë të ndryshme për disa zona.
(m.a/News24/BalkanWeb)