E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegacioni i ODIHR, sot takime me krerët e vendit

Delegacioni faktmbledhës i OSBE-ODIHR-it do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh sot në kryeqytetin shqiptar në misionin e tij për të parë situatën parazgjedhore në vend. Delegacioni i përbërë nga vëzhgues të ODIHR-it do të ketë takime me drejtues të lartë të shtetit por edhe drejtues të partive politike me qëllim marrjen e informacionit për fazën përgatitore të zgjedhjeve. Delegacioni do të ketë takim me presidentin Topi, kryeministrin Berisha, kreun e PS-së Rama si dhe drejtuesit e pushtetit lokal zv.ministrin Poni si dhe kreun e gjëndjes civile Armand Telitin. Takime të veçanta do ketë edhe me përfaqësuesit për reformën zgjedhore të PS-së dhe PD-së si dhe me Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve. Pas përfundimit të misionit në Tiranë, delegacioni i ODIHR-it do të hartojë një raport paraprak që është edhe testi i parë për zgjedhjet e 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›