E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown paralajmëron sërish Iranin

Kryeministri britanik Gordon Brown, pritet të thotë më vonë gjatë ditës së martë se Irani gëzon si çdo vend tjetër, të drejtën për të zhvilluar një program paqësor për energjinë bërthamore. Në të njëjtën kohë, z. Brown do të thotë se aktiviteti aktual bërthamor i Iranit është i papranueshëm dhe e bën perëndimin që ta shohë atë si kërcënim për mospërhapjen e armëve bërthamore. Në një fjalim para një audience ndërkombëtare në Londër, z. Brown do ta përshkruajë Iranin si rast eksperimental për botën në një kohë kur ajo përballet me zgjerimin global të fuqisë bërthamore, si ndihmë në betejën kundër ndyrshimeve klimatike. Por ai do t'i kërkojë Iranit që të pranojë kontrollin e rreptë të OKB-së, për të mos e lejuar prodhimin e armëve bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›