PD sulm Prokurorisë
Tiranë-Deputetë të Partisë Demokratike, kanë kërkuar sot nga Prokuroria për zbardhjen e tragjedisë së 9 janarit 2004, ku humbën jetën 29 persona, kryesisht nga Shkodra. Në një deklaratë, deputetja e Shkodrës, që përfaqëson Partinë Demokratike Arenca Trashani theksoi se Prokuroria mbetet një sistem i kalbur dhe i korruptuar. “U dënuan disa shërbëtorë fatkeq për trafik klandestinësh, ndërsa shpërdoruesit klasikë të detyrës vazhdojnë të qetë karrierën politike dhe kjo falë faktit që sistemi i drejtësisë në përgjithësi dhe prokuroria në veçanti ka qenë dhe mbetet një sistem i kalbur dhe i korruptuar”- tha Trashani.
Ajo i ka kërkuar Prokurorisë që të rinisë hetimet për këtë ngjarje. “Ne kërkojmë që prokuorira të rifillojë menjëherë hetimet për shpërdorim detyre me pasoja të rënda ndaj pushtetarëve të kohës. Gjatë këtyre hetimeve prokuroria të marrë në konsideratë të gjithë pretendimet e të dëmtuarve”- tha Trashani.